Programi që zbuloi gënjeshtrën e bashkëshortit-vrasës në Greqi

Teknologji

Programi që zbuloi gënjeshtrën e bashkëshortit-vrasës

Babis Anagnostopoulos, bashkëshorti i Calorine Crouch, gruas britanike të vrarë në Greqi, u tha policëve se kishte ndërmend edhe ta fshihte trupin e saj pas vrasjes, por nuk ia kishte dalë dot. “Qaja sapo e shihja trupin e saj”, citohet të ketë thënë piloti i helikopterëve para policisë.

Më pas ai thuri planin e dytë, që të fajësonte të tjerë për vrasjen e partneres së tij, e cila më vonë u zbulua se donte të ndahej prej tij. Për javë me radhë efektivët e policisë kërkuan për një bandë imagjinare me shqiptarë që kishin hyrë, sipas Anagnostopoulos, në banesën e tyre në Greqi, për t’i grabitur.

Por pasi ekzaminoi telefonat e të dyve, policia arriti në përfundimin se 33-vjeçari po i gënjente. Një aplikacion për matjen e hapave, i instaluar në celularin e tij, tregonte që në minutat kur Babis pretendonte se ishte lidhur nga grabitësit dhe i ishin mbyllur edhe sytë, në fakt ishte duke lëvizur lartë e poshtë nëpër apartament.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, ora biometrike që Caroline mbante tregonte se zemra e saj kishte pushuar së rrahuri disa orë përpara periudhës kur bashkëshorti i saj pretendonte se kishte ndodhur grabitja. Për më tepër, ai ishte përpjekur edhe të fshinte një pjesë të pamjeve të kapura nga kamera e sigurisë e instaluar në banesë.

Nga hetimet e mjekëve rezultoi se britanikja kishte luftuar për jetën e saj para se të mbytej me jastëk nga bashkëshorti. Policia greke e përshkruan Anagnostopoulos si “aktor me klas”, pasi arriti t’i mashtronte për 38 ditë, para se të thyhej pas marrjes në pyetje për 8 orë rresht.

 

ME TE LEXUARAT