Portofoli digjital, risia e të paguarit nëpërmjet smartphone

Teknologji

Portofoli digjital, risia e të paguarit nëpërmjet smartphone

Portofoli digjital tashmë është një realitet në tregun financiar shqiptar.

Portofoli digjital, risia e të paguarit nëpërmjet smartphone

Ky shërbim i ri pagese nëpërmjet celularit, sjell shumë përfitime jo vetëm për ata të cilët dashurojnë teknologjinë, por për të gjithë ata që duan komoditetin, pasi është një opsion pagese jo fizik, i sigurt dhe i shpejtë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Por çfarë është portofoli digjital?

Një portofol digjital është një aplikacion i cili përmbledh apo magazinon në formë digjitale, në një vend të vetëm, të gjitha kartat tuaja të debitit dhe kreditit.

Pse duhet ta keni një të tillë?

Sepse ju mund të paguani lehtësisht në çdo pikë shitje POS Contactless, me anë të aplikacionit duke afruar celularin tuaj në terminalin e shitjes. Kjo falë teknologjisë NFC, e cila mundëson komunikimin e dy pajisjeve elektronike në distancë, por me siguri të lartë. Për më tepër të gjitha kartat e digjitalizuara mund ti përdorni më të njëjtin kod PIN në aplikacion.

RaiPay është portofoli digjital i parë në Shqipëria i prezantuar nga Raiffeisen Bank, aktualisht mund të shkarkohet nga Play Store falas në të gjithë smartphone Android.

Pas shkarkimit të këtij aplikacioni në smartphone tuaj, sipas hapave që aplikacioni ju tregon mund të shtoni kartat tuaja të debitit dhe të kreditit Mastercard, duke i konvertuar këto në karta virtuale.

RaiPay është super i sigurt, komod dhe i thjeshtë.

Veprimet që kryhen me smartphonin tuaj, shfaqen menjëherë në aplikacionin Raipay, në këtë mënyrë keni gjithmonë mundësinë që të shihni në kohë reale të gjitha pagesat tuaja.

Tashmë s’do të jetë më e nevojshme që të ngarkoni portofolin tuaj me karta plastike apo të mbani mend PIN-in për secilën kartë.

Dëshironi të mësoni më shumë,  https://www.raiffeisen.al/raipay/

ME TE LEXUARAT