Përbërësi më i dëmshëm i cigares? Ai i cili po zhduket

Teknologji

Përbërësi më i dëmshëm i cigares? Ai i cili po

Pavarësisht vetëdijësimit në lidhje me efektet e këqija të saj në shëndet dhe në ambient, prapë njerëzit nuk është se e lënë cigaren menjëherë. Ka statistika zyrtare të cilat tregojnë se më shumë se ka akoma mbi 1 miliard që pinë cigare në botë.

Por shpesh, para pyetjes se cili është përbërësi më i dëmshëm i cigares, shumë njerëz do të përgjigjeshin gabimisht „nikotina“.

Edhe pse përdoret prej gjysmë shekulli në terapi zëvendësuese për lenien e cigares, nikotina prapë mbetet e keqkuptuar, si përbërësi më i dëmshëm. Ndonëse shkakton varësi, nikotina në vetvete nuk është shkak kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përbërësi më i dëmshëm i cigares? Tymi!
Problemi i vërtetë i cigares është tymi. Tymi krijohet gjatë djegies së cigareve dhe ka mbi 6 mijë substanca, prej të cilave 100 njihen si të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme.

Procesi i djegies, që krijon tymin, nis në 400 gradë Celcius. Pas kësaj, cigarja fillon të digjet dhe krijohet tym dhe, kur cigarja quhet e ndezur, temperatura arrin 850 gradë. Në këtë temperaturë, çlirohen të gjitha substancat e dëmshme.

Nëse djegia është problemi, zgjidhja mund të jetë tek ngrohja

Jo vetëm në rastin e bimës së duhanit; djegia e çdo bime mund të shkaktojë tym dhe substanca toksike.

Reduktimi dhe kontrolli i temperaturës është thelbësore për të shmangur djegien dhe bashkë me të, çlirimin e tymit. Siç dihet në rastin e cigareve, shkaku kryesor përse njerëzit vazhdojnë ta pinë është nikotina. Por, shkenca ka gjetur një mënyrë për ta marrë këtë përbërës të bimës së duhanit në një mënyrë tjetër, përmes procesit të ngrohjes.

Alternativat që bazohen tek kjo gjetje: teknologjia moderne e ngrohjes, dhe jo djegies së duhanit, nuk krijojnë tym por aerosol, i cili përbëhet nga grimca të gurta dhe gaz. Studime shkencore që përdorin kampionë nga alternativat tregojnë se aerosoli përmban deri në 95% më pak substanca të dëmshme sesa tymi i cigares.

ME TE LEXUARAT