Parashikimi i fortë/ Zbulohet çfarë do ndodhë me botën në 10 vitet e ardhshme

Teknologji

Parashikimi i fortë/ Zbulohet çfarë do ndodhë me

Rrjeti 6G do të pushtojë tregun rreth vitit 2030, teksa “universi industrial” po vazhdon të zgjerohet në industrinë e teknologjisë.

Këtë parashikim e bëri Pekka Ludmark, shefi ekzekutiv i kompanisë të telekomunikimit Nokia.

Ai i bëri këto komente paraditen e së martës në samitin e Davos, gjatë pjesëmarrjes në një panel të quajtur “perspektiva strategjike në ekonominë digjitale”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Momentalisht jemi duke zhvilluar dhe shpërndarë rrjetin 5G, por që siç e dijmë, kohë pas kohe teknologjia kuantume po zhvillohet dhe përdoret për aplikacionet komerciale, dhe pas gjithë këtij zhvillimi ne do të mund të flasim rreth rrjetit 6G”, deklaroi gjatë fjalimit të tij Lundmark.

“Deri atëherë, rreth vitit 2030, telefonat e mençur që ne kemi sot, nuk do të jenë gjëja më e zakonshme që ne do t’i përdorim” shtoi më tutje ai.

Sipas Lundmark “bota fizike dhe digjitale do të kenë një rritje dhe zhvillim të përbashkët”.

Rezultatet e mundshme do mund të bëjnë që përdoruesi nga përdorimi i realitetit virtual ta ulë ndonjë çelës apo edhe ta shtyp ndonjë numër, dhe të ndryshojë diçka në botën e vërtetë fizike.

ME TE LEXUARAT