Ndërpritet prodhimi i tankut rus, sanksionet “paralizojnë” fabrikën

Teknologji

Ndërpritet prodhimi i tankut rus, sanksionet “paralizojnë”

Sanskionet e perendimit kane prekur ekonomine ruse, por edhe industrine e prodhimit te materialeve ushtarake.

Uralvagonzavod, fabrika e vjetër ku prodhohen mjetet e blinduara ruse, ka ndërprerë prodhimin.

Arsyeja është se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për sulmin ushtarak që po kryen në Ukrainë, kanë bërë që kjo fabrikë të mos marrë më përbërësit themelorë, që prodhohen jashtë vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë ukrainas, ndërkohë që nuk ka konfirmim për këtë gjë nga Rusia. 

Uralvagonzavod, që vitin e kaluar ka pasur rreth 30 000 punonjës, është përfshirë në listën e BE-së të kompanive të sanksionuara, sepse “tanket T-72B3 e prodhuara aty janë përdorur për pushtimin e Ukrainës”.

Fabrika ka nisur punën e saj në vitin 1931 dhe në Luftën e Dytë Botërore u bë qendra kryesore e prodhimit të mjeteve të blinduara.

Tanku T-34, i prodhuar në këtë fabrikë në 25 266 njësi, ka luajtur rol përcaktues në fitoren ndaj nazistëve./a2 cnn

ME TE LEXUARAT