Miqësor dhe 173 centimetra i gjatë, Elon Musk prezanton robotin humanoid Tesla Bot

Teknologji

Miqësor dhe 173 centimetra i gjatë, Elon Musk prezanton robotin

Kompania Tesla është duke ndërtuar një robot humanoid të quajtur Tesla Bot për të interaktivuar me botën njerëzore.

“Tesla Bot do të jetë gati vitin që vjen”, njoftoi kompania në eventin e saj ‘AI Day’ (Dita e Inteligjencës Artificiale).

Roboti do të përdorë të njëjtën inteligjencë artificiale që kompania përdor për automjetet e saj me bateri. Ai do të jetë 173 centimetra i gjatë, do të peshojë rreth 57kg, dhe do të ndërtohet me “materiale të lehta”, me ekran në trupin e tij ku do të shfaqë informacionet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Elon Musk tha se roboti është krijuar “për të qenë miqësor dhe për të naviguar në botën e krijuar për qeniet njerëzore” por do të jetë ndërtuar në nivel “mekanik”, në mënyrë që “dikush të mund të largohet prej tij dhe me shumë gjasa të mund ta mundë, në rast përleshjeje”.

Tesla thotë se qëllimet e përgjithshme të robotit janë të kryejë detyra që nga njerëzit konsiderohen “të pasigurta, të përsëritura ose të mërzitshme”, si për shembull bërja e pazarit, dislokim ne situata te rrezikshme, apo të tjera si këto.”

Kujtojmë se në të kaluarën, Musk ka kundërshtuar përdorimin e robotëve si armë dhe ka paralajmëruar për rreziqet që Inteligjenca artificiale mund të paraqesë, duke deklaruar se në vitin 2025 Inteligjenca artificiale do të marrë kontrollin e njerëzimit .

Ndërsa së fundmi ai është shprehur: Unë mendoj se nëse robotët tuaj janë tepër të ngadalshëm, të lehtë për t’u mposhtur, rreziqet zvogëlohen.

"Ne duhet të shqetësohemi për Inteligjencën artificiale," përsëriti Musk gjatë një sesioni me pyetje dhe përgjigje pas prezantimit. "Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë këtu në Tesla është të bëjmë Inteligjencën artificiale të dobishme që njerëzit, dhe kjo është ... pa dyshim e mirë."

ME TE LEXUARAT