Lemon8, rrjeti i ri social që po bën namin në SHBA

Teknologji

Lemon8, rrjeti i ri social që po bën namin në SHBA

I përshkruar si kombinimi perfekt i Instagram, TikTok dhe Pinterest, Lemon8 është aplikacioni i ri social që shkarkojnë të gjithë jashtë shtetit.

Lemon8 është një aplikacion për ndarjen e fotografive dhe videove në stilin Instagram, në pronësi të kompanisë mëmë të TikTok. 

Ndërsa aplikacioni u lançua në Singapor, Tajlandë dhe Japoni në vitin 2020, ai ka bërë shumë zhurmë këto ditë pasi ishte një nga 10 aplikacionet më të shkarkuara në botë javën e kaluar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lemon8 është një aplikacion i mediave sociale që kuron përmbajtjen e fotografive dhe videove kryesisht për ushqimin, mirëqenien, bukurinë dhe udhëtimin.

Në Lemon8 në fakt mund të shtoni foto dhe video në profilin tuaj, të eksploroni faqe sugjerimesh të kuruara posaçërisht për ju dhe gjithashtu të “ndiqni” dhe të “ndiqeni”; ashtu si në Instagram.

Megjithatë, ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, Lemon8 thekson mundësinë e blerjes së përmbajtjeve që shihni të fotografuara në profilet e përdoruesve të tjerë.

Një nga veçoritë më tërheqëse të aplikacionit është përdorimi i dizajnit grafik  në shumicën e postimeve.

Krijuesit shpesh shtojnë tekst në imazhe, duke etiketuar atë që portretizohet në foto ose ku mund ta gjejnë atë objekt. Këto etiketa shpesh shoqërohen me link.

Jo vetëm fotot, përdoruesit e Lemon8 gjithashtu mund të ndajnë video deri në 60 sekonda dhe të ripostojnë TikTok-un e tyre.

Sipas shumë njerëzve, rritja e papritur e popullaritetit të këtij rrjeti social është për shkak të publicitetit që i kanë bërë disa krijues shumë të njohur të TikTok.

Lemon8 dhe TikTok i përkasin të njëjtës kompani mëmë, ByteDance, dhe përflitet se ishte kompania që u kërkoi përdoruesve të saj të mëdhenj sponsorizimin e rrjetit të dytë social.

Një arsye tjetër për popullaritetin e ri të Lemon8 është se ai dallon nga rrjetet e tjera sociale sepse është një hibrid i përmbajtjes dhe blerjeve; një përzierje perfekte mes Instagram dhe Pinterest. 

Për momentin Lemon8 është i disponueshëm vetëm në disa vende të përzgjedhura dhe Shqipëria për momentin nuk është mes tyre.

ME TE LEXUARAT