Kush bën humor në twitter pa njoftuar, do t'i mbyllet llogaria përgjithmonë!

Teknologji

Kush bën humor në twitter pa njoftuar, do t'i mbyllet llogaria

Elon Musk thotë se përdoruesit e Twitter që përfshihen në imitim pa e specifikuar qartë atë si një llogari humori dhe parodie, do të pezullohen përgjithmonë. Twitter më parë lëshoi ​​një paralajmërim përpara se të pezullonte llogaritë, por tani nuk do të ketë asnjë paralajmërim, njoftoi ai.

Një numër llogarish që ndryshuan emrin e tyre në Elon Musk dhe talleshin me miliarderin tashmë janë pezulluar. Pronari i ri miliarder i Twitter mori kompaninë në fund të muajit të kaluar.

Në fund të javës së kaluar ai pushoi nga puna rreth gjysmën e fuqisë punëtore të kompanisë. Ai gjithashtu ka konfirmuar planet për të lejuar përdoruesit të blejnë statusin e verifikuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, njoftoi sot se përdoruesit e Twiterr-it me profile të verifikuara do të duhet të paguajnë një abonim, tetë dollarë në muaj.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Musk shkruan se përdoruesve me llogari të verifikuar që do të paguajnë tetë dollarë në muaj do tu shfaqen më pak reklama në krahasim me përdoruesit e thjeshtë.

Musk, personi më i pasur në botë, shtoi se përdoruesit me pagesë do të kenë përparësi në përgjigjet dhe kërkimet e tyre, shkruan BBC.

Ai ka thënë se dëshiron të zvogëlojë varësinë e Twitter nga reklamat. Kujtojmë se ditën e djeshme, Musk shpërbëri të gjithë bordin e Twitter dhe e emëroi veten “drejtor të vetëm” të komopanisë.

Miliarderi sapo ka blerë Twitterin për 44 miliard dollarë.   CEO i SpaceX dhe Tesla ka plane të mëdha për aplikacionin dhe tashmë ka bërë ndryshime.
Të gjithë anëtarët e mëparshëm të bordit të Twitter nuk kanë më autoritet, sipas një dosjeje të SEC.

ME TE LEXUARAT