Kjo nuk pritej/ Ndryshime të mëdha po ndodhin në WhatsApp
Ditët e fundit WhatsApp ka bërë me dije se po punon për të nxjerrë një përditësim të ri sigurie për t’i bërë përdoruesit të ndihen të sigurt kur marrin një mesazh nga një numër i panjohur.
Funksioni është i disponueshëm për disa testues beta që instalojnë versionin më të fundit të WhatsApp për Android dhe do të bëhet i mundur për më shumë përdorues në ditët në vijim.
Përdoruesit mund t’i bllokojnë ose raportojnë numrat e panjohur, megjithatë, tani atyre u jepen disa informacione në lidhje me mënyrën se si të qëndrojnë të sigurt në chat duke kontrolluar emrin e profilit, foton e profilit dhe kodin e shtetit të numrit të telefonit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu, nëse merrni një mesazh nga dikush që nuk e njihni, dërguesi nuk do ta dijë që e keni lexuar mesazhin e tij, nëse nuk i përgjigjeni ose nuk e regjistroni kontaktin. Kjo veçori jo vetëm që ofron privatësi, por gjithashtu i lejon përdoruesit të kenë kontroll mbi ndërveprimet.