Keni iPhone? Ky është një lajm i mirë për ty

Teknologji

Keni iPhone? Ky është një lajm i mirë për ty

Tani nuk do të jetë dhe aq e lehtë rregullimi i një iPhone të vjedhur. Sipas MacRumours, firma ka udhëzuar stafin që të mos riparojnë iPhone-t e raportuar si të humbur ose të vjedhur.

Nëse një teknik sheh një mesazh në sistemet e brendshme që tregon se pajisja është raportuar si e humbur, ai refuzon riparimin.

Për më tepër, teknikët nuk do të kryejnë shërbime të caktuara nëse nuk jepen prova se telefoni është blerë. Ky rregull ka për qëllim që të ulë sasinë e iPhone-ve të vjedhur.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Apple ka vendosur tashmë kufizime në riparimin e iPhone në Lost Mode (modaliteti i humbur), të cilin mund ta aktivizoni duke përdorur iCloud.

Dyqanet e Apple dhe ofruesit e shërbimit të autorizuar nga kompania, nuk janë tashmë në gjendje të kryejnë shërbimin e një iPhone, nëse klienti nuk mund të çaktivizojë Find My iPhone dhe kjo politikë do të ndihmojë në parandalimin e riparimit të iPhone që nuk e kishin aktivizuar kurrë Find My iPhone. 

ME TE LEXUARAT