Kaosi teknologjik, Microsoft nxjerr njoftimin: Ja cfarë duhet të bëni nëse është prekur kompiuteri juaj

Teknologji

Kaosi teknologjik, Microsoft nxjerr njoftimin: Ja cfarë duhet të

Kanë kaluar disa orë që kur një përditësim i vetëm i IT nga një kompani amerikane SIGURIE DHE antivirusesh shkaktoi kërdi globale teknologjike.

Ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë më parë për firmën e anti-viruseve Crowdstrike, por diçka që kompania bëri me skanerin e saj të viruseve Falcon pati një efekt shumë negativ në miliona kompiutera që përdorin softuer Windows.

"Ekrani blu" ne kompiutera u raportua në mbarë botën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Microsoft nxitoi të thoshte se ishte një "çështje e palës së tretë" - me fjalë të tjera, jo faji i vete kesaj kompanie. Përdoruesit e Apple dhe Linux, mbeten të paprekur.

Nga ana tjeter se fundi, Microsoft ka dale me nje keshille per ata qe mund t`ju jene prekur kompiuterat e tyre.

Microsoft ka sugjeruar në faqen e tij të internetit kryerjen e nje restart.

"A keni provuar ta fikni dhe ndezni përsëri?"

Kjo është ajo që Microsoft thotë se ka funksionuar për disa përdorues të PC.

"Mund të kërkohen disa rindezje (deri në 15 janë raportuar), por reagimi i përgjithshëm është se rindezja është një hap efektiv për zgjidhjen e problemeve në këtë fazë."- tha kompania.

ME TE LEXUARAT