iPhone 14 do të vijë me një dizajn komplet ndryshe

Teknologji

iPhone 14 do të vijë me një dizajn komplet ndryshe

iPhone i ardhshëm do të vijë me një dizajn krejtësisht të rinovuar në krahasim me iPhone 13. Apple sapo ka zbuluar serinë e iPhone 13 por kjo nuk i ndalur spekulimet për modelet e ardhshme që pritet të sjellë kompania. Mark Gurman pohon se iPhone-t që do të zbulohen në 2022, do të ndryshojnë rrënjësisht modelin e tyre.

Ai thotë se ndryshimet e vogla që ka pasur iPhone 13 janë një shenjë e qartë se kompania po punon për diçka më të madhe që kërkon shumë kohë. Thashethemet e tjera sugjerojnë se Apple mund të heqë një mini iPhone nga formacioni, duke e zëvendësuar atë me një model më të madh të zakonshëm.

Apple mund të planifikojë një iPhone me madhësi të rregullt, një version Max dhe dy modelet e zakonshme Pro. /abcnews.

ME TE LEXUARAT