I shpërtheu celulari, gruaja rrëfen tmerrin që përjetoi, ja cfarë deklaron për Samsung

Teknologji

I shpërtheu celulari, gruaja rrëfen tmerrin që përjetoi, ja

Një grua u zgjua një mëngjes dhe vuri re flokët e saj që kishin marrë flakë. Ajo pësoi djegie të shkallës së tretë, dhe pretendon se Samsung Galaxy S22 Ultra i saj shpërtheu dhe i vuri flakën komodinës pranë shtratit.

Gruaja e përshkroi tmerrin që kishte kaluar dhe pretendoi se smartfoni i saj Samsung shpërtheu në flakë duke i vënë zjarrin flokëve teksa flinte.

E tronditur Kyomi Kershaw, 23 vjeç, nga Wakefield, West Yorkshire, u zgjua në orën 4.30 të mëngjesit duke gjetur flokët, komon, shtratin dhe jastëkun e saj në flakë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pretendimet e zonjës janë që telefonoi i saj i markës Samsung Galaxy S22 Ultra, i cili nuk ishte duke karikuar në atë kohë, kishte shpërthyer në flakë.

Kyomi ishte me partnerin e saj Jon Hibbert, në shtëpinë e tyre kur zjarri filloi të hënën në mëngjes javën e kaluar dhe ata menjëherë thirrën zjarrfikësën.

23- vjeçarja e cila lëndoi duart, ndërsa po përballej me zjarrin, u dërgua gjithashtu në spital ku u trajtua për djegie të shkallës së dytë.

Ajo e ndau makthin e saj në Facebook dhe thotë se është në kontakt me gjigantin e teknologjisë Samsung për të kërkuar kompensim për dëmin që ajo pretendoi se ishte shkaktuar nga telefoni.

Në rrjetin e saj social ajo shkroi: “Çfarë mëngjesi i pazakontë, u zgjova në 4.30, flokët e mi ishin në zjarr, komedina dhe jastëku.”

Kyomi tha se ishte tronditur nga incidenti dhe ndau disa foto të celularit të shkrirë Samsung dhe shtratin në gjendje të djegur. Ajo shtoi: “Për fat të mirë arritëm të shuanim zjarrin.

Forcat zjarrfikëse morën pjesë për të larguar tymin. Kam djegie të shkallës së dytë.” Miqtë dhe familjarët e shqetësuar e pyetën Kyomin nëse ishte mirë dhe i dërguan asaj urimet më të mira. Kyomi u përgjigj: “Jam paksa e tronditur nga kjo. Samsung ka shumë për të paguar.”

Më vonë pas vizitës së saj në spital ajo falenderoi të gjithë për urimet e mira: “Faleminderit të gjithëve, u desh të shkoja në njësinë e djegieve në Pinders, sepse duart e mia, për fat të mirë, vetëm dy gishta kishin nevojë për kujdes mjekësor dhe një radiografi për t’u siguruar që nuk kishte asgjë të ngulur në të.”

Një zëdhënës i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në West Yorkshire tha: “Ne u thirrëm për të shuar një zjarr në një pronë në Gargave Place në Wakefield në orën 04:35 më 2 maj. Një ekuipazh nga Ossett mori pjesë, por zjarri ishte shuar tashmë.”

Një zëdhënës i Samsung pas situatës deklaroi: “Samsung e merr jashtëzakonisht seriozisht sigurinë e klientit.

Ne kemi qenë në kontakt të rregullt me klienten dhe pas analizave të pajisjes nga ekipi ynë i sigurimit të cilësisë, kemi arritur në përfundimin se dëmtimi i raportuar ishte rezultat i një burimi të jashtëm nxehtësie dhe jo nga vetë pajisja.”

Samsung është përballur me polemika në të kaluarën pasi iu desh të tërhiqte 2.5 milionë celularë Galaxy Note 7 pasi shpërthyen.

Një klip viral u postua në YouTube nga Ariel Gonzalez dhe tregonte një celular që thuhet se mori flakë pasi karikuesi i saj ishte shkëputur nga priza.

Në videon, e kapur në një vend të panjohur, Gonzalez shfaqi një Galaxy Note 7 të shkrirë për të cilin ai tha se ishte kishte dy javëqë kishte dalë në treg.

“Kam ardhur në shtëpi pas punës, e kam vendosur në karikim dhe ai mori flakë”, thotë ai.Gonzalez tha se ai po përdorte karikuesin original të Samsung.

Raportime të tjera të klientëve për telefonat e djegur e shtynë Samsung të kryejë teste shtesë të kontrollit të cilësisë dhe të vonojë dërgesat e Note 7s përpara tërheqjes.

Mësuesja e shkollës së mesme koreano-jugore Park Soo-Jung tha se ajo kishte nxituar për të blerë telefonin e ri, duke e para-porositur dhe më pas duke e aktivizuar atë më 19 gusht 2016, data zyrtare e lansimit të tij.

34-vjeçarja që jetonte në qytetin port të Busan tha se ishte e tmerruar kur doli me shpejtësi nga shtrati pasi telefoni i saj shpërtheu në flakë, duke e mbushur dhomën e saj të gjumit me tym që kundërmonte kimikate.

Samsung zbuloi se një bateri e bërë nga një prej dy furnizuesve të saj të baterisë bëri që telefoni të merrte flakë. Kompania refuzoi të emërojë furnizuesin.

“Kishte një problem të vogël në procesin e prodhimit, kështu që ishte shumë e vështirë për t’u kuptuar,” tha Koh Dong-jin, president i biznesit celular të Samsung për gazetarët në një konferencë shtypi./panorama

ME TE LEXUARAT