Çfarë fshihet pas opsionit “Unë nuk jam robot”? Njerëzit u tronditën nga ajo që zbuluan

Teknologji

Çfarë fshihet pas opsionit “Unë nuk jam robot”?

Edhe pse është një fenomen i zakonshëm gjatë lundrimit në internet, shumica e përdoruesve në fakt nuk e dinë saktësisht se çfarë tregon kutia “Unë nuk jam robot“.

Sigurisht që shumë mendojnë se bëhet fjalë për masë sigurie. Megjithatë, duket se çështja është disi më e ndërlikuar sesa supozonim.Nëse teknologjia nuk mund ta tregojë me siguri, atëherë ju thotë të klikoni fotot dhe gjërave të tjera që mezi mund t’i shihni,” thotë ajo. 

Kjo është zbuluar një program britanik, ku prezantuesja Sandi Toksvig u ka përshkruar panelistëve saktësisht se çfarë ndodh kur klikojnë në kutinë “Unë nuk jam robot”. Një video është shfaqur tani në rrjetin social TikTok dhe shumë përdorues u mahnitën nga ajo që zbuluan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk ka të bëjë me kontrollimin e asaj kutie. E vërteta është se si silleni para se ta kontrolloni”, ka shpjeguar Sandi. “Të jem e sinqertë, nuk mund t’i zbuloj të gjitha detajet, por me pak fjalë, kontrolloni kutinë dhe ajo faqe interneti do të kontrollojë historinë tuaj të shfletimit.

Për shembull, përpara se të zgjidhni kutinë, keni parë disa video me mace, ju ka pëlqyer një tweet për Greta Thunberg, keni kontrolluar Gmail-in tuaj – e gjithë kjo i bën ata të mendojnë se ka një person pas ekranit. Nëse e kontrolloni atë kuti, programi do të analizojë mënyrën se si keni lëvizur mousin në ekran.

Më tingëllon pak rrëqethëse. Në thelb, kur shënoni se nuk jeni robot, po i thoni faqes që të shikojë të dhënat tuaja dhe të vendosë vetë nëse jeni njeri. Nëse teknologjia nuk mund ta tregojë me siguri, atëherë ju thotë të klikoni fotot dhe gjërave të tjera që mezi mund t’i shihni,” thotë ajo. 

ME TE LEXUARAT