Facebook pezullon versionin e Instagramit për fëmijë

Teknologji

Facebook pezullon versionin e Instagramit për fëmijë

Facebook njoftoi të hënën se po ndalon projektin e tij “Instagram Kids” pas reagimeve të forta nga përdoruesit dhe ligjvënësit. Shefi i Instagram, Adam Moseri tha se aplikacioni është për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç.

“Ndërsa ne besojmë se krijimi i ‘Instagram Kids’ është gjëja e duhur për të bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët,” tha kompania.

Mbyllja e projektit erdhi si rezultat i një raporti në Wall Street Journal që tregoi se Facebook kishte gjetur vazhdimisht se aplikacioni Instagram ishte i dëmshëm për shumë adoleshentë. WSJ ka cituar studime nga vetë Facebook gjatë tre viteve të fundit që tregojnë sesi Instagram ndikon te përdoruesit e rinj. /abcnews

ME TE LEXUARAT