Elon Musk e kërcënoi për tërheqje nga marrëveshja, Twitter bën një hap pas

Teknologji

Elon Musk e kërcënoi për tërheqje nga marrëveshja,


Pas një jave të gjatë, bordi i Twitter po planifikon të pajtohet me kërkesat e Elon Musk për të dhëna të brendshme për përdoruesit e rrjetit social.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se informacioni i kërkuar nga Musk mund të jepet brenda kësaj jave. Ky hap pas i Twitter po vjen për të zgjidhur ngërçin me negociatat.

Masa synon t'i japë fund një përplasjeje me miliarderin, i cili ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter, nëse kompania nuk siguron akses në të dhënat që ai thotë se janë të nevojshme për të vlerësuar numrin e përdoruesve të rremë në platformë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ekipi ligjor i Musk pretendon se rrjedha e të dhënave është thelbësore për të kuptuar sasinë e aktivitetit të rremë në platformë, një shifër që mund të ndikojë në të ardhurat e kompanisë nga reklamat.

CEO i Teslas ka deklaruar më parë se marrëveshja do të vendoset në pritje derisa të sigurojë informacionin, duke shtuar spekulimet se ai po përpiqet të tërhiqet ose të rinegociojë blerjen e tij për një çmim më të ulët.

ME TE LEXUARAT