Blerja e Twitter nga Elon Musk, mund të rikthejë në platformë shqiptarin ‘e urryer’ Martin Shkreli

Teknologji

Blerja e Twitter nga Elon Musk, mund të rikthejë në

Pasi bleu Twitter-in, njeriu më i pasur në botë, Elon Musk pritet të bëjë disa ndryshime në platformën Twitter duke përfshirë kthimin e llogarive të personave që ishin mbyllur më parë nga rrjeti social.

Musk, i cili e përshkruan veten si “një avokat i fjalës së lirë”, njoftoi blerjen e Twitterit duke shkruar “zogu u lirua”, duke sugjeruar pikëpamjen e tij se rrjeti është tepër kufizues.

Që nga fillimi i tij, Twitter ka ndaluar një numër llogarish të profilit të lartë për shkelje të politikave të tij të përdoruesve. Tashmë përflitet se Musk mund të rikthejë në platformë disa prej të përjashtuarave, midis tyre është dhe shqiptari nga Kosova Martin Shkreli, i cili ishte shefi ekzekutiv i Turing Pharmaceuticals.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërmarrësi farmaceutik, Martin Shkreli, është arrestuar nga FBI në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të hetimeve federale për shkelje fiskale.

Shkreli, me origjinë shqiptare, është drejtor ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Turing.

Emri i tij u bë i njohur në muajin shtator të këtij viti, pasi bleu linjën e prodhimit të ilaçeve Daraprim, duke shtrenjtuar çmimin e tij nga 13.5 në 750 dollarë, një rritje kjo prej 5,000 përqind.

Agjencitë botërore të lajmeve njoftojnë se hetimet federale kundër tij nuk kanë të bëjnë me çmimin e ilaçit.

Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera.

ME TE LEXUARAT