Blerja e Twitter në rrezik/ Elon Musk mosmarrëveshje për adresat e rreme

Teknologji

Blerja e Twitter në rrezik/ Elon Musk mosmarrëveshje për adresat

Marrëveshja e Elon Musk për të blerë Twitter mund të jetë në rrezik për shkak të mosdakordësisë mbi numrin e adresave të rreme në platformën e mediave sociale.

Lajmi është bërë i ditur nga Musk, i cili ka treguar se marrëveshja është vënë përkohësisht në pritje. Musk deklaroi se marrëveshja “nuk mund të ecë përpara” nëse Twitter nuk mbështet pretendimet e tij se më pak se 5% e llogarive janë adresa të rreme ose spam.

Musk tha se shefi i Twitter, Parag Agrawal kishte “refuzuar publikisht të tregojë prova”, ndërsa më vonë postimi i tij në rrjetet sociale u fshi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shefi i Twitter-it i është kundërpërgjigjur pretendimeve se shifra mund të jetë e pasaktë. Nga ana tjetër, analistët kanë spekuluar se Musk mund të jetë duke kërkuar mënyra për të rinegociuar çmimin e marrëveshjes, kjo pasi Musk tha se mund të kërkonte një çmim më të ulët.

Në marrëveshje është rënë dakord për shifrën prej 44 miliardë dollarësh (34.5 miliardë £). Nëse ajo përfundon, do të bëhej e mundur vendosja e njeriut më të pasur në botë në krye të një prej platformave më me ndikim të mediave sociale.

Blerja ka potencialin të përmbysë jo vetëm Twitterin, por politikën, median dhe industrinë e teknologjisë. CEO i Tesla dhe SpaceX ka theksuar vazhdimisht se qëllimi i tij është të forcojë atë që ai e quan “fjala e lirë” në platformë. Ai ka thënë gjithashtu se do të anulonte ndalimin e ish-presidentit Donald Trump nga Twitter.

ME TE LEXUARAT