Avioni bombardues amerikan 'u tregon forcën" armiqve

Teknologji

Avioni bombardues amerikan 'u tregon forcën" armiqve

Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi fluturoi të mërkurën mbi kryeqytetet e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Fluturimi u bë në shenjë solidariteti me aleatet e NATO-s, mes shqetësimeve të Perëndimit për një shtim të agresivitetit të Rusisë.

"Ky mision dërgon një mesazh të qartë se angazhimi ynë ndaj aleatëve tanë të NATO-s është i patundur," tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcës Ajrore të SHBA në Evropë dhe në Afrikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ne jemi këtu së bashku", tha ai.

Lituania, Letonia dhe Estonia që dikur qeveriseshin nga Moska, janë sot anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të treja vendet baltike kanë pranuar trupa të NATO-s dhe të SHBA-së në tokën e tyre që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, e cila nuk është anëtare e aleancës.

Bombarduesi, që fluturoi të mërkurën, është një nga katër avionët e këtij lloji të dislokuar në Norvegji më 22 shkurt, për të operuar në rajonin strategjik të Arktikut për disa javë.

Është hera e parë që ky lloj avioni vendoset në Norvegji. Bombarduesit shoqërohen nga një personel i Forcës Ajrore të SHBA prej 200 vetash.

Norvegjia, anëtare themeluese e NATO-s, ka kufi të përbashkët me Rusinë në Arktik./zeri i amerikes

ME TE LEXUARAT