Audi ndërpret prodhimin e makinave

Teknologji

Audi ndërpret prodhimin e makinave

Për shkak të situatës aktuale gjeopolitike, Audi detyrohet të ndërpresë prodhimin.

Në një letër drejtuar ligjvënësve, e cila iu dha revistës gjermane Automobilwoche, Audi tha se do të “ndalonte prodhimin në vende të caktuara”.

Nuk është bërë e ditur për sa kohë, por është thënë se ndërprerja “do të zgjasë me ditë apo javë”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Modele të shumta janë të rrezikuara, ndaj problemet në furnizimin e tregut me siguri do të prekin A4, A5, A6, A7, TT, Q7 dhe Q8. Audi paralajmëron tregtarët që të përgatiten për “lista pritjeje dukshëm më të gjata” për modelet e lartpërmendura.

Audi duhet të nisë prodhimin e A4, A5, A6 dhe A7 në fillim të prillit, ndërsa TT, Q8 dhe Q4 e-tron mund të kthehen në prodhim vetëm në gjysmën e dytë të muajit, në sasi të reduktuara.

Automobilwoche shton se A1, A3, Q5 dhe A8 janë prekur vetëm minimalisht nga situata.

ME TE LEXUARAT