4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Teknologji

4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për

Duke filluar nga 1 tetori 2023, operatorët e telekomunikacionit në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor, angazhohen të ulin tarifat e shërbimit data roaming për qytetarët dhe bizneset.

Si një nga investitorët më të mëdhenj në tregun e telekomunikacionit në Ballkanin
Perëndimor, 4iG Group, investitor i ALBtelecom dhe One Telecommunication në Shqipëri, së bashku me One Crna Gora në Mal të Zi, mbështeti nismën e lëvizjes ndërkufitare, duke  nënshkruar Marrëveshjen Roaming në samitin digjital të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Tiranë, më 6 dhjetor.

“Në epokën që jetojmë, teknologjia eleminon kufijtë midis kombeve evropiane. Duke pasur interes të konsiderueshëm në tregun e Ballkanit Perëndimor, ne mbetemi shumë të fokusuar në integrimin ekonomik të këtij rajoni me Bashkimin Evropian dhe në avancimin e zhvillimeve që synojnë integrimin e mëtejshëm, veçanërisht në fushën e telekomunikacionit dhe TIK-ut” – tha Péter Fekete, CEO i Grupit të 4iG.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Angazhimi i operatorëve të telekomunikacionit, sipas Deklaratës, kontribuon në forcimin e lëvizshmërisë ndërkufitare të Ballkanit Perëndimor, si dhe përmirëson dhe thjeshton lidhjen e qytetarëve dhe bizneseve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

4iG nënshkruan Deklaratën Roaming, duke u angazhuar për

“Kjo marrëveshje është rezultat i investimeve disavjeçare në rrjet dhe infrastrukturën e nevojshme për t`u lidhur me rajonin dhe për të arritur shërbimet më të mira të roaming-ut. 

Përvoja e tregut shqiptar dhe zhvillimi teknologjik ofrojnë njohuri të shkëlqyera për partnerët tanë për të përdorur shërbimet e telekomunikacionit dhe TIK--ut për zhvillimin e mëtejshëm të potencialit të ekonomisë rajonale” – tha Emil Georgakiev, CEO i One dhe ALBtelecom, Shqipëri.

Deklarata për Roaming e nënshkruar nga operatorët e telekomunikacionit mbështetet nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të nismës "Roam Like at Home-Fol si n’shpi"; si në BE ashtu edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nënshkruesit e kësaj Marrëveshjeje kërkojnë të gjejnë një qasje të koordinuar për të kontribuar në oferta efektive dhe të nevojshme për konsumatorët që udhëtojnë midis vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Operatorët e telekomunikacionit, në bazë të Deklaratës, do të konsiderojnë të prezantojnë gradualisht planet tarifore dhe opsionet për të reduktuar tarifat shtesë të data roaming-ut ndërmjet BE-së dhe ekonomive të Ballkanit Perëndimor, në të dy drejtimet, nga të cilat duhet të përfitojnë qytetarët dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e BE-së.

Ulja e tarifave të roaming-ut fillon në datën 1 tetor 2023. Bazuar në Deklaratë, do të
miratohet njëzëri një përshkallëzim për çmimin tavan të shitjes me pakicë dhe do të shpallet jo më vonë se deri më 1 maj 2023. Ulja e parë e ndjeshme e çmimeve të data roaming-ut do të ketë efekt që nga 1 tetori 2023.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar tashmë në rajon "Roam like at home"; në korrik 2019 dhe plotësisht “Roam Like at Home” në korrik 2021, një angazhim që konsistonte në reduktimin gradual dhe eliminimin e mëvonshëm të tarifave shtesë për roaming midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

ME TE LEXUARAT