Shtëpia e Bardhë kërkon ndihmë nga udhëheqësit e teknologjisë

Bota

teknMe qëllim të kundërvënies së propagandës së ekstremistëve në internet, zyrtarët e lartë të Sigurimit Kombëtar amerikan, janë takuar me udhëheqësit e teknologjisë në Silicon Valley.

Shefi i Stafit në Shtëpinë e Bardhë, Denis McDonough, i ka udhëhequr bisedimet që janë mbajtur të premten me përfaqësuesit e kompanive më të mëdha të teknologjisë globale, duke përfshirë edhe kompaninë Apple.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Administrata amerikane është përpjekur që t’i bindë kompanitë e teknologjisë që të bashkëpunojnë më shumë me agjencitë e intelegjencës.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se bisedimet u fokusuan në mënyrat për ta bërë më të vështirësuar përdorimin e internetit nga ekstremistët e dhunshëm, të cilët shfrytëzojnë internetin për planfikimin e sulmeve apo rekrutimin e mbështetësve.

Përfaqësues nga Google, Twitter, Microsoft, Yahoo dhe LinkedIn, gjithashtu morrën pjesë në takim.  rel

ME TE LEXUARAT