Vrasje në Elbasan, autori me uniformë qëllon me thikë 39-vjecarin

Aktualitet

polici-elbasannNjë djalë i ri ka humbur jetën në një atentat në qytetin e Elbasanit. Viktima mesohet se eshte shtetasi me iniciale E.M, 39 vjec.

Policia ka thënë se në orën 20.35, tek rruga pranë stacionit të trenit, 39-vjeçari ishte duke dalë nga makina e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitarët deklarojnë se viktimës i është afruar një person, i maskuar dhe i veshur me uniformë polici,e i cili qelloi viktimen disa herë me thike.

39-vjecari ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Autori i krimit është zhdukur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë.

ME TE LEXUARAT