Vrasja në Tiranë, viktima Enton Nika i dyshuar për dy atentate me armë

Aktualitet

vrasja-muragaNjë person u qellua për vdekje me armë zjarri dhe një tjetër mbeti i plagosur në një nga zonat më të frekuentuara në Linzë të Dajtit. Ngjarja ndodhi në ambientet e një restoranti rreth mesditës së të mërkurës, ku nga të shtënat me pistoletë mbeti i vdekur 30 vjecari Enton Nikaj.

Viktima eshte hetuar me pare nga policia e Tiranes per dy atentate me arme zjarri ne kryeqytet.

Ndërkohë Ismet Gaxherri, pronar i restorantit mbeti i plagosur, pasi u qëllua me thikë ne vendin e ngjarjes. Gaxherri ka qene së bashku me Nikën kur kane filluar te debatojnë me një grup personash të tjerë, mes te cilëve gjendej edhe vrasësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime pranë policisë thanë se ende nuk është përcaktuar motivi i ekzekutimit, por nga të dhënat e deritanishme dyshohet për një hakmarrje, pasi Enton Nika rezulton me një të kaluar të pasur kriminale.

Edhe pse nuk përjashtohet pista e konfliktit të çastit, 30 vjecari ka qenë i akuzuar për dy vrasje të mbetura në tentativë dhe ende nuk dihet se si lëvizte i lirë pas 1 viti nga arrestimi i tij në shkurt të 2014 në zonën e Oxhakut në Tiranë. Dëshmitarët thanë se konfrontimi nisi fillimisht brenda lokalit e përfundoi jashtë ambienteve ne parking.

Policia sekuestroi kamerat e sigurisë, ku shihet se si vrasësi largohet me një automjet tip benz me targa të huaja. Emri nuk behet ende i ditur. Policia ka ngritur pika kontrolli ne pikat kyçe te Tiranës, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT