Ekzekutimi në Elbasan, arrestohet roja i karburantit, policia: Nuk na lajmëroi për vrasjen

Aktualitet

VRASJE-BEQIRAJ-ELBASANPolicia e Elbasanit ka arrestuar rojën e karburantit për vrasjen e djeshme, pasi akuzohet për “moskallëzim krimi”. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Shkëlqim Salla, 42  vjeç, banues në  fshatin Godolesh Elbasan.

Ky  shtetas u arrestua nga efektivat e policisë për moskallëzim të krimit, pasi  duke qenë roje i  karburantit  në  vendin  ku  ndodhi  ngjarja,   dyshohet  të  ketë  parë  ngjarjen  dhe  të  mos  ketë  kallëzuar, pasi:

Më  datë  11.04.2016,  në    Lagjen  “Skëndërbej”  në  afërsi  të  një  pikë  karburanti, është gjetur  i vrarë me armë  zjarri  shtetasi:

Saimir  Beqiri, 51 vjeç, banues në  Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë  këqyrjes  së  vendit  të  ngjarjes,  grupi  hetimor  ka   gjetur  dhe  sekuestruar  në  cilësinë  e  provës  materiale:

6  copë gëzhoja,  kalibër  9mm

2 copa  predha

Specialistët  për  Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë   Vendore  të  Policisë   Elbasan,    në  bashkëpunim  me   Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan,  po  vijojnë  punën  për  zbardhjen  e  ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Moskallëzim  Krimi” parashikuar  nga neni 300  i  Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT