Shoqërimi në polici për vjedhje, gazetarja Kozeta Kurti: Ja e vërteta

Showbiz

kozeta-kurti-italiMediat italiane publikuan sot nje informacion sipas te cilit gazetarja shqiptare Kozeta Kurti ishte shoqeruar ne polici per vjedhje.

“Unë nuk kam lidhje. Jam gazetare, bëj një program në Shqipëri si programi juaj “Striscia la notizia”, citonin mediat italiane te jete shprehur gazetarja Kozeta Kurti në komisariat, pas ndalimit si e dyshuar për grabitje në një supermarket në Brembate të Italisë.

"L'eco di Bergamo", raportoi sot se ngjarja ka ndodhur në supermaketin IPER në Brembate të Italisë, ditën e djeshme, më 5 janar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Referuar te njejtit burim, Kozeta Kurti ishte e shoqëruar me tri bashkatdhetare të tjera, të cilat u arrestuan. Sipas policise, katër shtetaset hynë brenda në dyqan dhe morën disa produkte kozmetike, që arrinin një vlerë prej 400 euro, por nuk bënë pagesën për mallrat në arkë.

Rojet e sigurisë së dyqanit pas zbulimit, ndaluan 4 shtetaset dhe njoftuan policinë e cila arrestoi katër shtetaset, një 37-vjeçare me banim në Trezzo, një 45-vjeçare me banim në Rimini, një 53-vjeçare dhe gazetaren 32-vjeçare, e cila u mor në pyetje.

Në komisariat, Kozeta Kurti u identifikua para policisë duke thënë se nuk kishte gisht në këtë ngjarje. Gazetarja është lënë e lirë, ndërkohë që policia italiane po heton lidhur me ngjarjen, për të zbuluar se cilët nga 4 shtetaset ishte autore e vjedhjes.

Kozeta Kurti: Nuk kam parë qeli me sy!

Nga Italia ku ndodhet aktualisht me pushime, gazetarja ka hedhur poshte lajmin e publikuar në mediet e vendit fqinj se është shoqëruar në polici për vjedhje në një supermarket.

Kozeta Kurti ka pranuar se është e vërtetë që ka ndodhur një vjedhje, por pasi u verifikuan kamerat brenda ambienteve të supermarketit rezultoi se autorët ishin shqiptarë, ndaj u pyet edhe ajo për t’u verifikuar nëse kishte lidhje me hajdutët.

“Nuk e bëj për t'ju mbushur mendjen, se e njoh gazetarinë shqiptare shumë mirë, por ju lutem mos më dënoni me këtë lloj vdekjeje të ngadaltë! As nuk jam arrestuar, as nuk kam parë qeli me sy!”- shkruan gazetarja Kozeta Kurti, ndërsa e shoqëron postimin me një video.

ME TE LEXUARAT