Vetevendosja ne Tirane, Rama sulmon ashper Albin Kurtin

Politikë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar faktin që Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka hapur një degë edhe në Tiranë, duke e cilësuar këtë lëvizje të politikanit kosovar një lajthitje në një proces tranzicioni.

Në një intervistë për “Top Channel”, kreu i qeverisë shqiptare, duke reaguar për këtë lëvizje të Albin Kurtit, ku pati dhe zëra se do të drejtohej nga ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, deklaroi se duhet njëfarë kohe për t’u bërë kryeministër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mendoni për një moment sikur një degë e PS, natyrisht me miratim nga Kryesia dhe nga unë, të bëjë protestë në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe të thotë nuk është koha për të festuar, por për të reflektuar, dhe të bëjë një fletërrufe, që duket sikur është nxjerrë nga printerat e opozitës me qeverinë e Kosovës, çfarë do të mendonin njerëzit?

Unë e konsideroj një lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje, në një vakum, ku kam qenë edhe vetë dhe duhet njëfarë kohe për të bërë kryeministrin. Sepse kryeministër zgjidhesh ditën kur fillon, por bëhesh me kalimin e kohës”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT