SHBA/ Vaksina Covid-19 deri në tetor, arma sekrete e Donald Trump

Bota
SHBA/ Vaksina Covid-19 deri në tetor, arma sekrete e Donald Trump

Shumë tashmë e konsiderojnë të humbur garën e Presidentit amerikan Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë dhe rizgjedhjen e tij si një lloj mrekullie.

Për analistët, Trump e ka trajtuar shumë keq emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga Covid dhe se ai gjithashtu nuk arriti të lehtësojë tensionet racore pas vrasjes nga një polic i bardhë i afrikano-amerikanit, George Floyd. Të gjitha sondazhet, në fakt, e nxjerrin Trump si humbës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ‘Rasmussen Reports’, kundërshtari demokrat Joe Biden është mbi tre pikë përqindje para Trump por sipas të dhënave të tjera shumë më pak inkurajuese - siç janë ato të ‘NBC Neës’ - Donald është madje nën 11 pikë. Presidenti amerikan duket se ka besim te "mazhoranca e heshtur" që e bëri atë të fitojë presidencialet në vitin 2016, përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, kundër Hillary Clinton. Por është e padiskutueshme që për sa i përket Covid-19, Trump e kuptoi që është koha për të adoptuar një linjë tjetër, ndërsa SHBA mbetet vendi që është më i prekur nga virusi në botë (megjithëse me një vdekshmëri ende mjaft të ulët).

Trump dhe kura kundër Covid-19 (para zgjedhjeve)

Donald Trump ka siguruar se administrata e tij do të gjejë një ilaç ose vaksinë kundër Covid-19 deri në fund të vitit.

Siç raporton ‘Epr Comunicazione’, administrata Trump ka vënë në lëvizje operacionin Warp Speed. 3 miliard dollarë tashmë janë shpenzuar për dy vaksina në veçanti, njëra e prodhuar nga AstraZeneca dhe tjetra nga Novavax.

Kompania e bioteknologjise ‘Moderna’ gjithashtu ka marrë 483 milion dollarë. Marrëveshja me ‘AstraZeneca’, thotë ‘Epr Comunicazione’, parashikon blerjen paraprake të 300 milion dozave të vaksinës; dozat e parë mund të mbërrijnë që në tetor të këtij viti.

‘Novavax’ gjithashtu ka premtuar të dorëzojë 100 milion doza të vaksinës së saj deri në fund të vitit 2020.

Kongresi ka caktuar gati 10 miliardë dollarë për këtë projekt përmes fondeve shtesë. Operacioni Warp Speed ​në fakt synon të sigurojë 300 milion doza të një vaksine të sigurt dhe efektive Covid-19 deri në janar 2021, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, terapive diagnostikuese.

Donald Trump, gjithashtu kohët e fundit, foli për "lajme të rëndësishme" për vaksinën e mundshme për Covid-19.

Në të vërtetë, ‘AstraZeneca’ ka filluar testimin në një fazë të përparuar, dhe ‘Moderna’ e’ Pfizer’ pritet të bëjnë të njëjtën gjë para fundit të verës. Dhe nëse administrata Trump arrin të gjejë një kurë përpara zgjedhjeve të nëntorit, ajo mund të ndryshojë gjithçka, sidomos nga një perspektivë elektorale.

ME TE LEXUARAT