Qeveria refuzoi Nishanin, TV Klan: Ja kush pushon në vilat qeveritare në Dhërmi

Aktualitet

vilat-dhermi15Televizioni Klan transmetoi sot nje kronike ku thekson se persona private po pushojne ne territorin e vilave qeveritare ne Dhermi. Sipas Klan, Presidenti i Republikës mund të mos lejohet të shkojë në rezidencën shtetërore të Dhërmiut, por kjo nuk do të thotë që vajza të reja, pa poste zyrtare, të mos e shfrytëzojnë atë për plazhin ditor.

Kamera e Televizionit Klan ka filmuar sot këto dy vajza të reja, të cilat bënin plazh brenda territorit të vilës shtetërore të Dhërmiut dhe sapo kanë kuptuar që po filmoheshin, kanë përdorur çadrën e plazhit për t’u fshehur, e më pas janë futur brenda në vilën qeveritare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithçka ndodh në një kohë kur, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare i ka mohuar të drejtën e shfrytëzimit të vilës shtetërore në fjalë, Presidentit të Republikës, për pushimet verore.

Edhe pse në Protokollin e Shtetit, kreu i shtetit është zyrtari i parë që trajtohet nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

Në një korrespondencë të gjatë dhe të zgjatur në kohë, Kamelia Vojka, Drejtore e Shërbimeve Qeveritare, refuzon kërkesën e Presidentit të Republikës për të qëndruar gjatë muajit Korrik në rezidencën shtetërore të Dhërmiut, me motivacionin se do ketë punime në vilë.

Koha e përzgjedhur për punime, në mes të sezonit veror, është gafa dhe problemi më i vogël i Drejtores Vojka. Ajo çka e bën më skandaloze reagimin e Drejtores së Shërbimeve Qeveritare është përjashtimi i kreut të shtetit nga detyrimi protokollar, por dhe për shkaqe sigurie, i qëndrimit të tij në rezidencat e Dhërmiut dhe Vlorës.

Me motivacionin se njëra, ajo e Dhërmiut, është në rikonstruksion gjatë Korrikut, e më pas është rezervuar për Kryeministrin dhe kreun e Kuvendit, si dhe tjetra, ajo e Vlorës, është lënë gjatë gjithë sezonit veror në dispozicion të Kryeministrit.

Vetë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk e zgjati shumë këtë çështje, duke mos dashur të luajë as rolin e viktimës, por zgjodhi një hotel privat në Shëngjin për pak ditë pranë detit, por mesa duket shoqet apo kushërirat e Kamelias së Shërbimeve Qeveritare apo ndokujt tjetër, mund të shkojnë sa herë të duan në rezidencën shtetërore.

ME TE LEXUARAT