Bllokimi i rrugës Pogradec - Qafë Thanë, katër të arrestuar në Korcë

Aktualitet

qafe-thaneBllokimi i rruges Pogradec-Qafe Thane gjate periudhes se festave te fundvitit ka sjelle arrestimin e kater personave ne Korce.

Diten e sotme, policia ka njoftuar arrestimin e shtetasve Alban Abazi, administrator i firmës ‘RD-2’, Artan Hoxha, supervizor në Drejtorinë e Rrugëve, Korçë, Xhevdet Mulaj, specialist në Drejtorinë e Rrugëve, Korçë dhe Arlind Berberi, punonjës i kompanisë ‘RD-2’, i paregjistruar.

Ata akuzohen për bllokimin e rrugës Pogradec-Qafë Thanë pasi nga hetimet ka dale se firma ‘RD-2’ nuk zbatoi kontratën, nuk pastroi aksin e bllokuar, nuk vendosi sinjalistikë dhe nuk hodhi kripë në rrugë gjate diteve te reshjeve te bores dhe ngricave.

"Dy zyrtarët e Drejtorisë së Rrugëve Korçë akuzohen për shpërdorim detyre pasi sipas hetimeve nuk inspektuan punën e kompanisë", ka thene policia e cila theksoi se më datat 29 dhe 30 Dhjetor nuk është bërë kriposja e rrugës duke sjelle bllokimin e saj.

ME TE LEXUARAT