Arkimed Lushaj, Stresi, zbulon antiplumbin që mban nën rroba

Showbiz

stresi-antiplumbPrej kohësh njihen përplasjet mes grupeve rivale të fansave të dy artistëve, Stresit dhe Noizit, por asesi të mendosh që kjo “luftë” e shpallur mes tyre të arrijë deri aty sa ata të marin masa mbrojtëse.

Bëhet fjalë për një foto e cila tregon këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur në botën e artit Stresi, i cili mban të veshur një jelek anti-plumb në mënyrë që të mbrohet. Fotoja e Stresit tregon se gara e grupeve rivale ka arritur kulmin, ndaj edhe nuk ka arsye përse të qarkullojë i papërgatitur. Madje sfida bëhet e hapur kur Stresi shkruan “Tash më i sigurt se kurrë me anti-plumb. Kush po don probleme, hajde ku jom”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër artisti shpesh shfaqet në rrjetet sociale edhe me armë, imazhe të forta të cilat marrin mbështetje nga fansat duke u treguar të gatshëm për të qëndruar krah tij. Kujtojmë që kohë më parë mes grupeve rivale ka pasur përplasje të forta me armë zjarri, mes tyre edhe viktima, ç’ka tregon se arti nuk jep gjithnjë mesazhe pozitive.tsot

ME TE LEXUARAT