Ligji i SPAK, reagon Basha: s`do ketë asnjë ligj për dënimin e gazetarëve

Politikë

basha-konferenceKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi distanciminin e të djathtës nga neni 13 në draftin për Reformën në Drejtësi, i cili përfshin edhe dënimet për gazetarët qe i bejne presion SPAK-ut.

Në një status në Facebook, Basha kërkon zbardhjen e të vërtetës së ndryshimit të këtij neni.

Reagimi i Lulzim Bashes

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallezise se nenit 13 te ligjit per aktivitetin e prokurorise ne luften kundër korrupsionit, qe hap deren e nje censure te paprecedente, duke parashikuar denimin e gazetareve.

Direkt me doren e tij apo te ndonje xhafe, Edi Rama ka parashikuar qeline per ndonje gazetar qe ben shkrim ose mban qendrim te papershtatshem. Sigurisht, kjo mase nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi. Eshte nje standard i juntave te korruptuara.

Ky nen s'do te kaloje kurre, sepse do ndalet nga Partia Demokratike. Por eshte shume e rendesishme te zbardhet e plote skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosine politike. Sepse futja ne draft eshte shprehje e vullnetit te mbrapshte, nje ide qe ka zene rrenje ne koken e te semurit te Surrelit.

Duhet transparence e menjehershme per kete tentative per te shkelur nje prej lirive kryesore e themelore te demokracise. Une i siguroj gazetaret dhe perfaqesuesit e medias se ky nen-gijotine do te bjere, por i ftoj ata te hetojne te verteten rreth kesaj perpjekje per censure me ligj.

ME TE LEXUARAT