Biznesmeni i aferës së CEZ, Ismailaj: Paratë e mia të pastra, s`heq dorë nga Arbitrazhi

Aktualitet

kastriot-ismailaj2015Biznesmeni i akuzuar për aferat e dyshuara te kompanisë CEZ, Kastriot Ismailaj, ka thyer heshtjen, duke deklaruar se nuk do te tërhiqet nga Arbitrazhi me shtetin shqiptar, ku kërkon 130 milion euro per prishjen e njëanshme te kontratës. Nga Gjykata e Krimeve te Renda ku po shqyrtohet kërkesa per konfiskimin e 5 milion eurove, Ismailaj ka deklaruar se pasuria e tij nuk ka lidhje me ligjin antimafia, pasi ajo nuk është vene nga trafiqet.

“Paratë në Shqipëri unë nuk i kam sjellë me çanta por me bankë në mënyrë të ligjshme. Të gjitha transfertat janë bërë nga banka prestigjioze jashtë vendit, e nëse do kisha bërë pastrim parash do i kishin bllokuar ato. Jam hetuar dhe më parë e nuk kanë gjetur asnjë shkelje, pasi paratë janë arkëtuar në Adriatic Development Corporation nga bizneset e mia të ligjshme jashtë Shqipërisë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por me gjithe pretendimet e Ismailjat, Prokuroria i qëndron kërkesës per konfiskim te pasurisë, ndërkohe qe ne lidhje me kete kërkesë, pritet te shprehet Gjykata e Krimeve te Renda.

Por rrjedhja e informacioneve ne lidhje me çështjen e shumëdebatuar CEZ, ka bere qe Prokuroria te nis hetimet kryesisht per nxjerrje te sekretit hetimor. Behet fjale per dëshminë e Elvis Mataj, ish-drejtori ekzekutiv i DIA, shoqërisë se Ismailajt, e licencuar per mbledhjen e borxheve.

Hetimi nisi pasi ne media u publikua edhe faksimilja e procesverbalit te marrjes ne pyetje te Matajt te firmosur edhe nga prokurori i çështjes Dritan Rreshka. Me hetimin e kësaj çështje eshte ngarkuar prokuroria e Durrësit, e cila po kryen verifikime per zbuluar se kush e ka nxjerre këtë material sekret.

ME TE LEXUARAT