Shefja e ONM paralajmëron: Disa politikanë shqiptarë do përballen me drejtësinë

Aktualitet

Shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Genoveva Calavera nga Samiti i Poznanit në Poloni, ka paralajmeruar se politikanë shqiptarë e kanë vendin në burg.


“Ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar. Vetëm mund të shpresoj që në Shqipëri, kur sistemi po tronditet, të gjithë politikanët ta kuptojnë vlerën e që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme”, tha ajo.


Shefja e misionit të ONM-së Genoveva Calavera, deklaroi se reforma në drejtësi e vënë nën shënjestrën e sulmeve të presidentit Meta po ecën në drejtimin e duhur.
“Kjo ka për të qenë thelbësore: të keni një shtet ligjor funksional, të keni një sistem gjyqësor të pavarur. Nuk është më një çështje e negociueshme.

Jam shumë e lumtur që për shkak të popullit shqiptar dhe jo për shkak të politikanëve, për shkak të qytetarëve, ky ndryshim dramatik ka nisur në Shqipëri. Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur”, vijoi ajo më tej.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Shqipëria thekson zonja Cavalera do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani.
“Çdo vend duhet të gjejë mënyrën për të reformuar gjyqësorin. Nuk është e thënë që të jetë kaq dramatike sa e Shqipërisë, sepse problematika nuk është e njëjtë për çdo vend, por ju duhet të gjeni një mënyrë për të bërë reformën”, shprehet Calavera.

ME TE LEXUARAT