Seria A, një shqiptar zgjidhet president i Parmës

Sport

presidenti-parmesZhvillim i rëndësishëm në sagën menaxheriale të Parmës. Tashmë është e qartë se është Rezart Taçi pronari i klubit emilian, por me sa duket biznesmeni shqiptar ka preferuar të mos marrë personalisht detyrën e presidentit, duke ja deleguar atë një prej bashkëpunëtorëve të tij.

"Gazzeta di Parma" bën të ditur me siguri se do të jetë Ermir Kodra, 29 vjeçari shqiptar që do të marrë detyrën e presidentit të klubit, duke u bërë në këtë mënyrë jo vetëm presidenti i parë shqiptar i një klubi të kategorisë maksimale të futbollit italian, por edhe presidenti më i ri i një klubi të Serisë A.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta kryesore lokale e Parmës zbulon edhe prapaskenat ndërsa tregon se vendimi është bërë i ditur gjatë një darke ku kanë qenë prezentë Rezart Taci, Ermir Kodra dhe administratori i deleguar Pietro Leonardi si dhe kryebashkiaku Pizzarotti, ndërsa mediat online pranë klubit publikojnë edhe fotot e presidentit të ri të Parmës. Gazeta bën të ditur veç të tjerash se Ermir Kodra do të jetë edhe president i Eventi Sportivi duke udhëhequr si klubin Parma Fc, ashtu edhe shoqërinë që e kontrollon atë Eventi Sportivi Spa.ss

ME TE LEXUARAT