Konflikti me armë në Selenicë, prangosen 6 persona

Aktualitet

polici vloreNë lidhje me ngjarjen e ndodhur në qytezën e Selenicës Policia e Vlorës bën me dije se nga tërësia e veprimeve hetimore është konkluduar me arrestimin në flagrancë të 6 shtetasve, më konkretisht: Gjergj Kozma Bucaj, i datëlindjes vjec 48, lindur dhe banues në Selenicë dhe Sokrat Paskal Qirjo me gjeneralitete të ndryshuara në Aleksandër Bombaj, vjec 51, lindur dhe banues në Selenicë;

Arrestimi i tyre u krye për veprën epanle “Vrasja në rrethana të cilësuara” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amrëve luftarake dhe municonit”,  pasi rreth orës 18:30 në bilardon e shtetasit G. Z., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit Edison Bombaj, Llambi Bombaj,  Dorian Mema, dhe  Igli Jaupaj të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu Policia e Vlorës ka bërë arrestimin në flagrancë edhe të shtetasve: Edison Stavri Bombaj, vjec 42, banues në Selenicë; Llambi Stavri Bombaj, vjec 36, banues në Selenicë; Igli Altin Jaupaj, vjec 21, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, Dorjan Asqeri Mema, vjec 20, lindur në Tepelenë dhe banues në Selenicë.

Arrestimi I këtyre shtetasve u krye për veprën penalë “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim,  pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas kanë goditur me sende të forta duke e dëmtuar rëndë shtetasin Gjergji Bucaj, i cili vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetsore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Gjithashtu policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armës së zjarrit që ka përdorur shtetasi Gjegji Bucaj për kryerjen e krimit si dhe gjatë veprimeve operacionale dhe kontrollit të banesave të personave të përfshirë në ngjarje ka bërë të mundur që në banesën e përbashkët të shtetasve Edison dhe Llambi Bombaj, të gjeje dhe sekuestrojë edhe një armë zjarri tip automatik mod 54.

Nga veprimet paraprake hetimore mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.  Policia vijon ende të mbajë në mbikëqyrje të fortë me shërbime policore  dhomat e  Spitalit Rajonal Vlorë ku ndodhen të plagosurit.

ME TE LEXUARAT