Vdes në spital kreu i shoqatës i arrestuar për seks me fëmijët

Aktualitet

maksim-licoTIRANE - Vdes në spitalin e burgut kreu i një prej shoqatave të jetimëve në Shqipëri “Jetimët në Fokus” i cili ndodhej nën masën e arrestit burg pas skandalit të publikuar në media, ku ai i kërkonte favore seksuale një të mituri për t’i dhënë statusin e jetimit.

Liço ndërroi jetë pak ditë më parë në pavionin e spitalit të burgut. Ende janë të paqarta shkaqet e vdekjes së Liços, mbi të cilin rëndojnë akuzat “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyren” “ngacmim seksual”, si dhe “shpërdorim detyre” dhe “protitucion”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emisioni Investigativ “Fiks Fare”, zbuloi skandalin seksual me kreun e shoqatës “Jetimët në Fokus”. Maksim Liço, shfrytëzonte postin e tij për tu dhënë fëmijëvë statusin e jetimit, në këmbim të favoreve seksuale.

ME TE LEXUARAT