Kandidati për Guvernator të BSH-së, Gent Sejko, seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë

Politikë

komision-ekonomie1-320x199Komisioni për Ekonominë dhe Financat do të zhvillojë të premten një seancë dëgjimore me kandidatin për pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Komisioni shqyrton fillimisht dekretin e kreut të Shtetit dhe më pas do të dëgjojë e do t’i drejtojë pyetje kandidatit për të marrë drejtimin e Bankës së Shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Bujar Nishani dekretoi në fillim të muajit dhjetor për kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon. Presidenti sqaronte se emri i Gent Sejkos doli përmes një procesi transparent që kreu i Shtetit hapi në një konkurs. Ai thotë se para se të vendoste ka kryer disa takime me krerët e lartë të Shtetit dhe të opozitës. Por, kjo procedurë e ndjekur nga Presidenti i Republikës, Nishani, u kundërshtua nga mazhoranca, permes kryetarit te Komisionit te Ekonomise, Erjon Brace, i cili deklaroi në datën 9 dhjetor se Guvernatori duhet të jetë edhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës. “Ka precedent në zgjedhjen e Guvernatorit nga viti ’92. Vullneti individual nuk i shërben askujt”, tha Braçe.Gent-Sejko-200x200

Sipas procedurës, Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtare. Kuvendi ka të drejtën e propozimeve për 5 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, 3 anëtarë i propozon qeveria dhe 1 anëtar Këshilli Mbikqyrës.  Ne kete menyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i drejtuar nga zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni, në mbledhjen e posaçme të zhvilluar me 19 dhjetor propozoi për postin e anëtarit të këtij organi drejtues të Bankës Qendrore, bankierin Genti Sejko. Sejko është zgjedhur me 24 dhjetor anëtar i Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë, me 111 vota pro, duke marre edhe mbështetjen e opozitës. Ky votim la të kuptohej se Sejko është pranë zgjedhjes si Guvernator i Bankës. Prej rreth 5 muajsh institucioni i vetëm që siguron stabilitetin financiar të vendit nuk ka në krye guvernatorin.

ME TE LEXUARAT