Sandër Lleshaj takim ‘blic’ në Policinë e Tiranës, ripërsërit urdhrat për "barkderrat"

Aktualitet

Ndërsa e ka përgjegjësi të ushtrojë kompetencat e Ministrit të Brendshëm edhe pse mban postin e zv.ministrit, Sandër Lleshaj, zhvilloi sot një takim “blic” në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ky ishte takimi i parë i Lleshajt me strukturat e policisë vendore, ku përveç drejtori të qarkut Kastriot Skënderaj të pranishëm ishin 6 shefat e komisariateve të Tiranës, si edhe ato të Kavajës dhe Rinasit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga informacionet paraprake mësohet se Lleshaj, ju ka lexuar urdhrin që kishte shpërndarë disa ditë më parë.

Kjo bëhet e ditur nga informacionet për qëllimin e takimit, sipas të cilave mësohet se ka qenë forcimi i goditjes së krimit në kryeqytet, pasi kohët e fundit ka ndodhur ngjarje të rënda, si vrasje apo plagosje.

Burime nga brenda takimit pohojnë se zëvendësministri i Brendshëm Lleshaj i ka kërkuar Drejtorit të kryeqytetit që të shtohen kontrollet në lokalet e natës, e po kështu duhet të identifikohen dhe të mbahen në monitorim personat që lëvizin të armatosur, “porosi” që i kishte dhënë edhe disa ditë më parë, me një shkresë zyrtare, shpërndarë më herët për Policinë.

Ne kete urdher vec te tjerave, Lleshaj kerkonte qe policet me bark te madh, te shmangeshin nga sherbimi ne vende te dukshme publike dhe te kishin sa me pak kontakte me qytetaret.

ME TE LEXUARAT