Përplasja për Elvana Gjatën në bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku

Aktualitet

Ka rene në prangat e policisë biznesmeni Redi Popesku. Ai akuzohet per ngjarjene e rende te ndodhur në lokalin e tij "Monopol" në zonën e ish-Bllokut, ku u regjistrua përplasja me armë mbrëmjen e 4 tetorit, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.

Arrestimi i Popeskut është bërë rreth orës 23:30 minuta mbrëmjen e shkuar në lokalin e tij. Ai akuzohet se ka fshehur armën e njërit të pjesëmarrësve në vrasje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Redi Popesku akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës si dhe për "dëshmi të rreme".

Ne vendin e perplasjes me arme mbeti i vrare Fabiol Gaxha ndersa u plagosen Eljon Hate dhe Ervis Martinaj.

Ne kerkim per kete ngjarje jane shpallur Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjates dhe Mevjol Bilo, efektiv i komandove te ushtrise i akuzuar per vrasjen dhe dy plagosjet./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT