Vasili: Rama-Manastirliu, pse gënjejnë,a kanë turp

Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me premtimet e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për sigurimin 100 % të medikamentit që kuron kancerin e gjirit.

Ndërsa kujton edhe premtimet e bëra nga Kryeministri Edi Rama, të njëjta me ato të Manastirliut, Vasili shkruan “pse gënjejnë kaq pacipësisht xhanëm?A kanë turp?Po këta të sëmurë që nuk e morën ilacin ç'fat patën? Po pse me gënjeshtra zgjidhet shëndeti dhe jeta e njerëzve?”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komenti i Petrit Vasilit

Kryeministri gënjeu e tha në janar që do siguronte herceptinën për 10 ditë.

Kryeministri gënjeu muaj më parë dhe tha: "Pas mbledhjes ne vazhduam dhe do ta çojme deri ne fund detyren tone dhe brenda 10 diteve do te garantojme jo vetem mesuesen por edhe ata qe kane nevoje per ate ilaç se do te rifilloje shperndarja e tij dhe te mos nderpritet"/Tiranapost.al

Sot ministrja e shendetesise pas me shume se tre muaj tha:

"Nëpërmjet një vendimi të qeverisë të marrë së fundmi, ne i kemi hapur rrugën trajtimit 100 % të kancerit të gjirit nëpërmjet një medikamenti, që ju e dini shumë mirë që është një medikament shumë i shtrenjtë, por që ne synojmë që brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ne të mbulojmë 100% të nevojave me këtë trajtim, për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit”, tha Manastirliu.

Pse genjejne kaq pacipesisht xhanëm?A kane turp?Po keta te semure qe nuk e moren ilacin ç'fat paten?Po pse me genjeshtra zgjidhet shendeti dhe jeta e njerezve?

ME TE LEXUARAT