Raiffeisen Bank mbështet trajnimin e civilëve për shërbimin ndaj qytetarëve në polici

Aktualitet

raiffeisenRaiffeisen Bank mbështet iniciativen e Policise se Shtetit per te trajnuar te rinj te perzgjedhur nga konkursi per punesim ne zyrat e sherbimit te qytetareve dhe operatoreve 129. Kjo nismë e Policise se Shtetit u prezantua diten e sotme nga Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, i cili e quajti ate te domosdoshme per krijimin e nje bashkepunimi sa me te mire te Policise se Shtetit me qytetaret dhe mundesi shume te mire per luften ndaj krimit. I pranishem ne kete ceremoni ishte edhe Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris.

“Jam shume i lumtur qe Bankes Raiffeisen iu kerkua te zhvilloje kete trajnim per dy arsye: se pari, ne e konsiderojme shume te rendesishem sherbimin ndaj klientit, kemi investuar qindra ore trajnimi dhe jam shumei i kenaqur qe sot ne kemi krijuar nje standard ne te gjithe vendin. Se dyti, me erdhi shume mire qe Z. Minister e konsideron trajnimin e stafit nje prioritet ne kuadrin e te gjitha ndryshimeve ne policine Shqiptare dhe na zgjodhi ne per ta bere kete”, tha Drejtori i Pergjithshem i Raiffeisen Bank, Z. Christian Canacaris ne fjalen e tij gjate ceremonise.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Deshiroj t’ju siguroj qe ne do te vazhdojme te jemi prane institucioneve per te ndihmuar ne permiresimin e tyre sepse mendojme qe eshte shume e rendesishme qe te kemi standarde ne punen me qytetaret”, theksoi Z. Canacaris.

Ministri I Brendshëm Saimir Tahiri ndër të tjera gjatë ceremonisë tha se: “Zyrat në Tiranë dhe në të gjitha rajonet dhe komisariatet në të gjithë Shqipërinë janë të nevojshme sepse lufta ndaj kriminalitetit kërkon bashkëpunimin e qeverisë me qytetarin. Policia sot jep edhe shumë shërbime të cilat janë administrative. Ne po marim nisma ku qytetari trajtohet si klient dhe polici i shtetit si ai që i ofron shërbimin. Kete nisme te munguar për 20 vjet ne tashmë po e mundësojmë.’

Drejtori i Drejtorise se Policise se Tiranes, Ardian Çipa (i emëruar zot zv.drejtor I përgjithshëm I policisë) tha gjate fjales se tij se punonjësit e rinj që do të shpallen fitues do të shpërbejnë në këto zyra ku do të kenë ne fokus shërbimin ndaj qytetarëve. Qëllimi i këtij shërbimi është kthimi i besimit të qytetarëve tek forcat e policisë nëpërmjet komunikimit. Keta te rinj do te sherbejne ne keto struktura per te rritur standardin dhe imazhin e Policise, per te plotesuar kerkesat e qytetareve.

ME TE LEXUARAT