Rokada, Llalla largon 6 prokurorë "të vjetër" nga prokuroria e Përgjithshme

Aktualitet

prokuroria14Ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme, 6 zyrtare te deritanishem te ketij institucioni jane transferuar prokurorë te thjeshte duke marre keshtu ulje ne detyre. Vendimi eshte marrë nga kreu i organit të akuzës, Adriatik Llalla.

Në bazë të këtij vendimi, prokurori Kujtim Luli është transferuar në Durrës, dhe konkretisht është emëruar në Prokurorinë e Apelit në Durrës.

Prokurori Buajr Sheshi është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, së bashku me prokurorin Kudusi Shahu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokurori Bilbil Mete është emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, së bashku me prokurorët Hysen Keta dhe Kasem Berberi.

ME TE LEXUARAT