Prokuroria e Elbasanit merr në pyetje dhe 3 kryebashkiakë të tjerë të PS

Aktualitet
Prokuroria e Elbasanit merr në pyetje dhe 3 kryebashkiakë të

Në ambientet e prokurorisë së Elbasanit kanë qënë të pranishëm, kryebashkiaku i Peqinit Lorenc Tosku, i Belshit, Arif Tafani dhe kreu i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Kryebashkiaku i Peqinit është marrë në pyetje pasi akuzohet se makinën e bujqësisë e ka përdorur për nevoja të veta private. Kreu i Bashkisë së Belshit po ashtu është marrë në pyetje nga Prokuroria, në kuadër të hetimeve për investimet e kryera në pedonale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa kryebashkiaku Gurra, është marrë në pyetje pasi ndaj tij ka një këllëzim penal për prishjen në mënyrë të paligjshme të një prone private.

Këto paraqitje në prokurori vijnë pas asaj të kreut të bashkisë së Gramshit Klodian Taçe.

Taçe është marrë në pyetje nga dy hetues në lidhje me një hetim që ka nisur mbi dyshimet rreth procedurave abuzive dhe dyshimeve për korrupsion në prokurimet e tenderave të dhëna nga institucioni që ai drejton.

Po ashtu, përveç Taçes janë marrë në pyetje edhe specialistë dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë lidhur me tenderat që ka dhënë Bashkia nën drejtimin e tij.

ME TE LEXUARAT