Policia e Kryeqytetit merr masa për natën e ndërrimit të viteve

Aktualitet

policia-shtetitPolicia e Tiranës, gjatë ditëve të festave të fundvitit, ka planifikuar masa të posaçme për të garantuar sigurinë publike, nëpërmjet monitorimit dhe mbikqyrjes së të gjitha akseve rrugore, kontrollit të territorit për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve gjatë natës së ndërimit të viteve.

Policia e Tiranës është në shërbim të përforcuar dhe gjatë natës së ndërrimit të viteve janë të angazhuar 620 punonjës policie.  Ndërkohë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, janë ngritur dhe po funksionojnë grupet e drejtimit operativ për komisariatet e policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, me synim parandalimin e ngjarjeve aksidentale apo aksidenteve rrugore, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, u bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të fishekzjarreve, duke mos ua lënë ato në përdorim fëmijve, si dhe duke respektuar të gjitha rregullat e përdorimit të tyre.

Apel i veçantë u bëhet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë normat e Kodit Rrugor, ndërkohë që janë planifikuar edhe 140 punonjës shtesë të qarkullimit rrugor, të cilët do t'ju vijnë në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve, për një lëvizshmëri normale të trafikut rrugor. Porosisim drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë me përpikmëri normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për :

· Respektimin e normave të shpejtësisë,

· Mospërdorimin e pijeve alkoolike,

· Përdorimin e rripit të sigurimit,

· Shmangien e parakalimeve të gabuara,

· Përdorimin e kaskave mbrojtëse,

· Përdorimin e dritave jo verbuese,

· Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore në akset ku ka ngrica apo dëborë.

Policia e Tiranës kërkon bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve për të bashkëpunuar për transmetimin e informacioneve dhe problematikave të cilat kanë të bëjnë me marjen e masave për sigurinë publike, jetës dhe pronës.

Policia e Tiranës uron qytetarët e kryeqytetit Gëzuar Vitin e Ri 2015 !

ME TE LEXUARAT