7 të ndaluar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Aktualitet

policia-tiraneDrejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ka arrestuar 7 shtetas, 5 shtetas për vepra të ndryshme penale, 2 shtetas për shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor si edhe ka plotësuar kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për 1 shtetas.

Arrestime/ Procedime nga Komisariatet

Më datë 14.12.2015, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 1-Mariglen Brija, 19 vjeç, banues në Tiranë, 2-Avdi Brija, 20 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i Parë ”, ju gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 0.55 gram lëndë narkotike e llojit “Marjuan”, shtetasit Mariglen Brija, dhe 0.43 gram lëndë narkotike e llojit “Marjuan”,  shtetasit Avdi Brija. (Neni 283/2 i K.Penal)

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 14.12.2015, u ndalua shtetasi Flamur Abidini, 53 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimit penal datë 19.11.2015, e cila ka vendosur revokimin e pezullimit të vendimit datë.12.09.14 dhe vuajtjen e dënimit me 8 muaj burg për veprën penale të "Dhunë në familje". (Neni 130/a/1 i K.Penal)

Më datë 14.12.2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Veipi, 47 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për “Dhunë në familje”, sepse në ambjentet e jashtme të njësisë administrative Kavajë, ka kërcënuar në vendin e punës, duke i shkatuar gjendje të rëndë frike, ish bashkëshortes së tij, shtetases R.H, 44 vjeç, banuese në Kavajë, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, datë 05.12.2015. (Nenet 320 dhe 121/a të K.Penal)

Më datë 14.12.2015, u bë e mundur kapja e personit në kërkim e shtetasit Gjergji Lami, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimi penal datë 13.01.2015, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin penal datë 19.11.2015, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Më datë 14.12.2015, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen M.M, 43 vjeç, banuese në Tiranë, sepse është ushtruar dhune fizike dhe psikologjike nga ish bashkëshorti i saj shtetasi E.L, 48 vjeç, banues në Tiranë. Materialet proceduriale ju kaluan Gjykates Rrethit Gjyqesor Tiranë, për vlerësim. (Ligji 9669,datë 18.12.2006)

Arrestime nga Komisariati Rajonal i Policisë  Rrugore

Më datë 14.12.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Admir Satka, 29 vjeç, banues në Kamëz, me leje drejtimi sepse në rrugën “Kastriotet”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Alfa Romeo ”, me targa AA677KY, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një shtyllë elektrike, i cili është dëmtuar vet, ku u shtrua në spitalin Ushtarak, jashtë rezikut për jetën. (Nenet 290 dhe 291 të K.Penal)

Më datë 14.12.2015, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerard Akoka, 66 vjeç, banues në Tiranë, i paisur me lejedrejtimi “A,B,C,D”, sepse në rrugën “Islam Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Suzuki Vitara”, me targa TR 9980 P, ka përplasur këmbësoren, shtetasen Y.L, 79 vjeç, banuse në Tiranë, e cila ka marë mjekim dhe është shtruar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. (Neni 290 i K.Penal)

ME TE LEXUARAT