Videoja me zë, Pjerin Ndreu i tha Strazimirit para se ta godiste: Të marr shpirtin, legen...

Aktualitet

strazimiri-prengaaaNe një seance qe ka zgjatur rreth 30 minuta, trupi gjykues i Gjykatës se Larte ka pare me zë dhe madje edhe te traskiptuar te gjithë videon e goditjes se Gent Strazimirit nga dy deputetet socialist Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.

Ndryshe nga kjo video qe është shfaqur ne media, ne materialin filmik 7 minutesh, që u pa nga pesëshja gjykuese, dëgjoheshin qarte edhe sharjet qe deputetet kishin shkëmbyer mes tyre. Binte ne sy kërcënimi i Pjerin Ndreut ndaj Strazimirit me fjalët: do të marr shpirtin, legen.

Ne fakt ne seance ishte paraqitur vetëm deputeti Ndoka, avokati i te cilit tha se goditja nuk kishte ndodhur për shkak te detyrës. Deputeti Oerd Bylykbashi nuk u pranua nga gjykata te dëshmonte, pasi kishte qene i pranishëm ne seance.

Videoja ne ambientet e kuvendit është administrua si prove nga Gjykata e Larte. Ne seance ishin thirrur për te dëshmuar edhe deputetet Olta Xhaçka dhe Paulin Sterkaj, por ata nuk u paraqiten.vizion+

ME TE LEXUARAT