Donald Lu trondit sërish: Lini mënjanë sherret, fusni në burg peshqit e mëdhenj

Aktualitet

Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, ka dhënë një tjetër mesazh të fortë vetëm pak ditë pas deklaratës ku përmendi personazhe të krimit si Emiljano Shullazi, Klemend Balili apo Lulzim Berisha.

Në një postim në facebook, ambasadori kërkon që palët në Shqipëri ti lënë mënjanë sherret dhe të fusin në burg peshqit e mëdhenj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit.

Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës." – shkruan Ambasadori Donald Lu.

ME TE LEXUARAT