Përplasja e anijeve në Egje, Turqia e Greqia shkëmbejnë deklarata ‘lufte’

Bota

Ne kulmin e tensioneve mes Greqise dhe Turqise, mediat greke publikojne videon e perplasjes se forte, kur anija turke goditi anijen e rojes bregdetare greke, pas te cilave pati kercenime mes dy vendeve.

Si duket edhe ne videot qe kane publikuar mediat greke duket momenti kur nga e majta e anijes greke vjen anija turke dhe gjatë ndryshimit të kursit e godet në pjesën fundore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Anija greke pësoi vetëm dëme materiale, por debati qe la pas ishte shume i madh e qe vazhdon te lakohet nga mediat e dy vendeve.

Incidenti ndodhi pak para mesnatës të hënën, më 12 shkurt ne Imia. Incidenti është regjistruar nga kamerat që ishin në patrullën greke.

Por pas kësaj përplasje ka pasur dhe një përplasje deklaratash mes dy shteteve.

Zëdhënësi i saj Hami Akshoi ka akuzuar kryediplomatin grek se ka jetësuar një pozicionim jo paqësor, të papërgjegjshëm, që tejkalon caqet, ndërsa i bën thirrje atij të respektojë dëshirat dhe vendimet e dy kryeministrave të të dy vendeve.

Duke i kthyer përgjigje Ankarasë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Aleksandros Gjenimatas, në një deklarate për shtyp në mesditën e së shtunës ka theksuar se Turqia po shkel të Drejtën Ndërkombëtare në mënyrë sistematike, vazhdimisht tejkalon vijat e kuqe dhe kur i bëhet thirrje të respektojë ligjet, ajo ankohet dhe reagon sikur të mos jetë në kontakt me realitetin që po krijon.

“Greqia si një vend i përgjegjshëm dhe paqësor, elemente që përbëjnë fuqinë e saj, këmbëngul në dialogun dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, në përputhje me qytetërimin modern evropian”, ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT