Përgjimi, Arben Frroku porositi 14 shishe xhek e kola pas krimit, me aq plumba vrau Dritan Lamajn

Aktualitet

[caption id="attachment_300087" align="alignleft" width="424"]Makina ku u vra Dritan Lamaj Makina ku u vra Dritan Lamaj[/caption]

Në pretencën e saj në gjykatë ditën e sotme prokuroria e krimeve të rënda tha se autori i dyshuar Arben Frroku kishte porositur pas krimit 14 shishe pije alkoolike, aq plumba sa kishte përdorur për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas vrasjes prokurorët thanë se i akuzuari teksa largohej drejt Greqisë i ka kërkuar në telefon njerëzit e tij të festojnë me 14 shishe jack, po aq plumba sa u qellua dhe komisari Dritan Lamaj.

Prokurori Anton Martini lexoi dhe një bisedë telefonike që Frroku kishte bërë me një prej kushërinjve të tij në Selanik ku i thoshte se duhej ta festonin

Arben Frroku: Na merr 13- 14 shishe xhek e kola

Kushëriri: 13 – 14 xhek?

Arben Frroku: Paguan Beni!

Prokurori Anton Martini tha në gjyq se: Lidhja mes kësaj telefonate dhe ngjarjes është akti ekspertimi mjeko ligjor nga i cili rezulton se ish komisari Dritan Lamaj është qëlluar deri në 14 herë me automatik

Prokurorët kërkuan që i pandehuri të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore.

ME TE LEXUARAT